Celina, i Kosovës

  • 11 February 2016 - 09:15
Celina, i Kosovës

Kosova planifikon t’i mbrojë lojtarët e saj

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, është shprehur se Kosova ka në plan t’i mbrojë lojtarët e saj dhe mos të luajnë për Kombëtaret e tjera. Ai është thellë i bindur se do të pranohen në UEFA dhe FIFA, e më pas do të shpalosin edhe strategjinë për t’i mbrojtur talentet. Salihut i ka ‘mbetur hatri’ nga deklarata e Gianni De Biasi-t, i cili u shpreh se Bersant Celina mund të luajë për Kombëtaren kuqezi

Presin pranimin në muajin maj

Debutimi i Bersant Celinës në Ligën Premiere me Manchester City-n nuk ka kaluar pa u vërejtur në trevat shqiptare. Madje, 19-vjeçari me prejardhje nga Prizreni bëri asistimin në golin e vetëm të shënuar nga skuadra e tij në humbjen 3:1 nga Leicester City. Paraqitja e tij në minutat e fundit u vlerësua lart, ku kishte edhe reagime të ndryshme. Njëra pa dyshim më interesantet ishte e përzgjedhësit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili u shpreh se Celina mund të jetë në planet e tij. “Celina është një nga talentet më premtues për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë edhe për të luajtur me Shqipërinë, por gjithsesi janë shumë pak minuta aktivizim për të”, ka thënë trajneri i Shqipërisë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)