Fituesi vështirë të parashikohet

  • 11 February 2016 - 09:20
Fituesi vështirë të parashikohet

Në prag të Turneut Final të Ipko Kupës së Kosovës në basketboll

Njohësit e basketbollit kosovar, Artan Qerkini dhe Ismet Ferati, e kanë vlerësuar Pejën dhe Sigal Prishtinën favorite për finale në Turneun Final të Ipko Kupës së Kosovës, por se kush do ta fitojë gjithë garën, sipas tyre, është vështirë të parashikohet, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje, andaj edhe gjasat për të triumfuar janë  të barabarta për të dyja taborret

Të premten gjysmëfinalet, të dielën finalet

Turneu Final i Ipko Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 dhe 14 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë rastin që për dy ditë t’i shikojnë gjithsej 4 ndeshje, prej tyre 3 në konkurrencën e meshkujve dhe 1 në atë të femrave. Të premten në gjysmëfinalen e parë, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 do të përballen Peja – Trepça, kurse ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet duke filluar nga ora 19:45, ku do të takohen  Bashkimi – Sigal Prishtina. Ndërkaq, finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen të dielën, me fillim nga ora 17:00 dhe 19:45. Në finalen e femrave do të ballafaqohen Prishtina dhe Penza nga Peja. Organizatore e Turneut Final të Kupës së Kosovës është Sigal Prishtina, e cila është shpallur fituese pasi që i ka përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara në konkursin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK)...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)