“Dali” më i miri edhe kur nuk shënon shumë pikë!

  • 11 February 2016 - 09:22
“Dali” më i miri edhe kur nuk shënon shumë pikë!

Trajneri i bardhekaltërve  i kënaqur me Dardan Berishën

“Një lojtar i nivelit të tij do të ishte çmendur deri në çerekun e katërt  pa shënuar pikë, por ai ishte shumë i durueshëm, por edhe luajti me mençuri, e këtë e bëjnë vetëm basketbollistët e mëdhenj dhe profesionistë të vërtetë”, ka theksuar Antonis Constantinides

Di të “shpërthejë” atëherë kur është më se e nevojshme

Dardan Berisha mund ta përmbyllë një ndeshje me vetëm 3 pikë të shënuara, por sërish ai është basketbollisti më i mirë i atij takimi. Kështu mendon trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, i cili i është referuar derbit të fundjavës së kaluar kundër Pejës, kur triumfuan bardhekaltrit, pavarësisht se 11-shja e tyre nuk ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. 

I frytshëm për të tjerët

Adhuruesit e basketbollit kosovar janë mësuar ta shohin “Dalin” duke shënuar treshet e tij speciale, pastaj janë mësuar me shënimet e tij në depërtimet fantastike, por kjo nuk ndodhi në përballje me Pejën. Megjithatë, të gjithë patën rastin ta shohin një Dardan shumë të frytshëm në parket, duke asistuar për bashkëlojtarët e tij, duke u krijuar hapësirë të tjerëve për të shënuar, por çka është edhe më e rëndësishmja duke e motivuar gjithë ekipin e tij... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)