Reus do të shndërrohet në një përbindësh

  • 11 February 2016 - 15:49
Reus do të shndërrohet në një përbindësh

 

Marco Reus mund të shndërrohet në një monstër, sipas trajnerit të Dortmundit, Tomas Tuchel. Ylli i Borussias ka shënuar 13 gola këtë sezon, pavarësisht problemeve me dëmtimet, por trajneri e ka nxitur 26- vjeçarin të provojë të shënojë më tepër. “Kam thënë se duam ta shndërrojmë atë në një përbindësh, sepse ne e dimë që ai mund të arrijë të jetë i tillë në fushë. Marco është një djalë i zgjuar dhe me fantazi. Ai ka nevojë të ndihet i lirë në fushë, çka do të thotë se nuk duhet të mendojë gjatë gjithë kohës për trupin e tij. Po punojmë për ta çliruar, por nuk duhet të presim rezultate të menjëhershme. Shpresojmë që të mos dëmtohet më këtë sezon”, tha Tuchel për “Goal.com”.

 

(Kosova Sot)