Dikur bënte magji të zeza te Interi, tani është prift

  • 11 February 2016 - 16:17
Dikur bënte magji të zeza te Interi, tani është prift

Ish-mbrojtësi i Inter megjithëse ka lënë futbollin vazhdon të jetë më i çuditshëm se kurrë.

Lojtari i përfaqësueses nigeriane do të mbahet mend nga tifozët e Interit për golin në çerekfinalen e UEFA Cup kundër Schalke 04, që çoi ekipin drejt triumfit të mëtejshëm kundër Lazios në vitin 1998.

Ndërsa West binte në sy nga modelet shumëngjyrëshe të flokëve dhe për ndërhyrjet e ashpra, 41-vjeçari ka zbuluar që ai ka praktikuar rituale që kanë të bëjnë me magjinë e zezë në kohën kur ai luante vetë futboll, dhe pretendon se ka akoma lojtarë dhe trajnerë që i kryejnë këto rituale.

“Natyrisht që kam qenë i përfshirë, nuk e di pse njerëzit nuk flasin për përfshirjen e tyre nëpër rituale Voodoo-je,” thotë West.

“Futbolli ka të bëjë shumë me fuqitë shpirtërore. Në ndeshje të mëdha, ti sheh stadiumin, sheh njerëz, tifozët që kërkojnë çfarëdolloj gjërash; magjistarët janë aty, Voodoo-istët janë aty. Gjatë kohës kur unë luaja futboll merrja me vete disa “mallams” dhe “babalawos” (njerëz spiritual) që të na sillnin fat të mirë. Ndonjëherë funksiononte ndonjëherë jo,” vijon nigeriani.

“Unë e kam parë, e kam përjetuar, kam qenë me lojtarë që e kanë përdorur, edhe unë e kam përdorur. Pra, pse njerëzit e refuzojnë? Ka rituale në futboll edhe sot e kësaj dite”, tha West, i cili tashmë është kthyer në një pastor, shumë larg nga eksperiencat e shkuara me magjinë e zezë. 

(Kosova Sot)