Cana: Nuk kam ndërmend të “varë këpucët në gozhdë”

  • 13 February 2016 - 12:46
Cana: Nuk kam ndërmend të “varë këpucët në gozhdë”

Lorik Cana nuk ka ndërmend të “varë këpucët në gozhdë” edhe pse tashmë nuk është aq i ri sa dikur. 32-vjecari që shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Kupës me Nante-n duke u bërë protagonist në dy golat e përmbysjes ndaj Bordo që kualifikuan skuadrën e tij në çerekfinalet e Kupës.

“Nuk e di nga i kanë gjetur këto informacione. Gjithmonë kam thënë se do të luaj për sa kohë do të ndihem mirë. Jam i përqendruar në këto 4 muaj që mbeten nga ky sezon pasi dua të bëj rrugën më të mirë të mundshme me Nantën duke kërkuar të përfundojmë sezonin sa më lart që të jetë e mundur”. 

"Më pas vjen edhe ëndrra "Euro 2016".

"Në fund pastaj kam një kompeticion të madh në muajin e qershorit. Nëse nuk pësoj ndonjë dëmtim të madh, mos prisni që të ndalem”, përfundoi Cana duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë një herë e mirë zërat se mendon të mbyllë karrierën si futbollist pas Europianit", ka thënë Cana.

(Kosova Sot)