25 milionë euro gjobë për Realin

  • 13 February 2016 - 14:34
25 milionë euro gjobë për Realin

Komisioni Evropian ka vendosur të dënojë Real Madridin për parregullsi në dokumentacion dhe shkelje të rregullave.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja spanjolle, “El Pais”, ku tabloidi shkruan se klubi spanjoll ka shfrytëzuar disa hapësira publike të cilat i zotëronte pa miratimin zyrtar.

Sipas Komisionit Evropian kjo është një shkelje e rëndë e shfrytëzimit të hapësirave të pa­aprovuara dhe sipas tyre klubi spanjoll duhet të vuajë dënimin me gjobë.

Në këtë mënyrë, pritet që Real Madridi të dënohet me 25 milionë euro gjobë për shkeljet e tij.

(Kosova Sot)