Napolitanët tallen me juventinët

  • 13 February 2016 - 20:04
Napolitanët tallen me juventinët

 

Mungesa e tifozëve të Napolit në stadiumin e Torinos në kohën kur skuadra e tyre do të përballet me Juventusin, duket se ka rritur mbështetjen për ekipin.  Një ditë më parë trajneri Sarri e quajti padrejtësi moslejimin e tifozëve në ndeshjen Juventus-Napoli. Qindra prej tyre u panë dje të mbëstesnin skuadrën në nisejen nga aeroporti drejt Torinos. Ndërsa këtë të shtunë, pak orë para supersfidës së Serisë A (sonte në orën 20:45), mediat italiane kanë publikuar disa forto të tifozëve të Napolit që përgatisin ‘funeralin’ e Juventusit. “Këta janë mbështetësit e skuadrës së Sarrit që kanë improvizuar funeralin e Juventusit sot në rrugën ‘Marina’ në pritje të ndeshjes”,-shkruan gazeta italiane “Corriere dello Sport”.

 

(Kosova Sot)