Chelsea “shfryhet” në Newcastle-n

  • 13 February 2016 - 20:46
Chelsea “shfryhet” në Newcastle-n

 

 

Paraqitjeve zhgënjyese të Chelsea-t duke se u ka ardhur fundi. “Blutë” e Londrës gjithë mllefin e tyre për  rezultatet e dobëta që kishin deri tash sikur e ka shprazur te Newcastle të cilin e mposhtën e rezultat 5:1. Diego Costa ishte ai që hapi serinë e golave kur shënoi në minutën e 5-të. Nuk ka vonuar shumë që vendasit ta dyfishojnë epërsinë, përmes Rodriguez-it që shënoi në minutën e 9-të. Se do të pësojë keq në këtë sfidën Newcastle, tregoi William që e shënoi edhe golin e tretë pas vetëm 17 minutave lojë të zhvilluar në “Stamford Bridge”. Pedro Rodriguez me të filluar pjesa e dytë e ka gjetur edhe njëherë rrugën e golit për ta katërfishuar epërsinë e Chelsea-t. Deri në fund të ndeshjes u shënuan edhe dy gola në secilën portë për t’i dhënë rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje 5:1. 

 

(Kosova Sot)