Barcelona në verë transferon këta lojtarë (Foto)

  • 14 February 2016 - 00:09
Barcelona në verë transferon këta lojtarë (Foto)

Udhëheqësit e Barcelonës po synojnë ta bëjnë një ekip të jashtëzakonshëm për sezonin e ardhshëm.

Sipas Mund Deportivos, ekipi nga Camp Nou po synon ta transferoj yllin e Juventusit, Paulo Dybala, përcjell gazeta Express.

Ky i fundit shihet si gjoker për ekipin e Luis Enriques në rast të lëndimit të Lionel Messit, Neymarit apo Luis Suarezit.

Por, Barcelona nuk do ta ketë të letë ta marrë argjentinasin, pasi Juventusi vështirë se do të heq dorë nga ai. Madje, kampioni i Italisë kërkon 60 milion euro për Dybalan.

Në sytë e Barcelonës është edhe ylli i Borussia Dortmundi, Marco Reus. Ky i fundit qe dy vite ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Barceloan.

Kurse, synime të Barcelonës mbesin edhe Luciano Vietto (Atletico Madrid) dhe Nolito (Celta Vigo).

(Kosova Sot)