Çmendet City, tre lojtarë për John Stones (Foto)

  • 14 February 2016 - 09:47
Çmendet City, tre lojtarë për John Stones (Foto)

Skuadra e Manchester Cityt, janë duke menduar një përpjekje ambicioze për të transferuar mbrojtësin e Evertonit, John Stones.

Citizën po përgatitin një ofertë marramendëse duke i ofruar Evertonit tre lojtarë si Mangala, Jesus Navas dhe Wilfred Bony, vetëm që anglezi John Stones të transferohet në Manchester. Vlera për këta tre lojtarë, është mbi 75 milionë.

Mbrojtësi anglez, po kërkohet edhe nga disa klube të mëdha si, Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea, por kjo ofertë e Cityt do t’i shkonte përshtati menaxherit Martinez, i cili do ta ketë problem t’i mbaj Lukakun, Barkleyn dhe Coleman në skuadër.

(Kosova Sot)