Pasi e bëri tatuazh Messin, takohet me yllin argjentinas

  • 31 March 2016 - 18:15
Pasi e bëri tatuazh Messin, takohet me yllin argjentinas

 

 

Ky nuk është tatuazhi i parë i Leo Messit, që ne shohim, por kjo bie në sy për madhësinë e tij. Leo Messi shijoi së fundi atmosferën e kombëtares, me dy ndeshjet e luajtura për vendin e tij. Ai nënshkroi autografe, u brohorit dhe u takua me Carla Miranda, një tifoze speciale, e cila ka një tatuazh të Leo Messit. Carla, këtë tatuazh nuk e ka në vend të zakonshëm: as në këmbë, as në krah, por shumë poshtë ijës. Anash kofshës duket fytyra-tatuazh e Leo Messit. Carla udhëtoi për në Kili dhe qëndroi në të njëjtin hotel me yllin e Barcelonës, teksa ka takuar në hollin e hotelit, gjatë grumbullimit me Argjentinën, ishullin e vet. Ajo i ka treguar Messit admirimin që kishte për të, gjë që e ka skalitur edhe në lëkurën kofshës së saj. Por Leo nuk e ka parë dot tatuazhin, sepse Carla Miranda ishte i veshur me pantallona të gjata. Megjithatë, ai e ka parë nga media të ndryshme, që i kanë bërë jehonë këtij tatuazhi të madh të tij, në kofshën e një femre. Carla, më në fund e përmbushi objektivin e saj për ta takuar Leo Messin, pas së cilit është e marrosur si tifoze.

 

(Kosova Sot)