Villarreal – Liverpool, kjo statistikë e Kloppit nuk do t’u pëlqejë tifozëve (Foto)

  • 28 April 2016 - 21:18
Villarreal – Liverpool, kjo statistikë e Kloppit nuk do t’u pëlqejë tifozëve (Foto)

Tifozët e Liverpoolit do t’i frikësojë kjo statistikë e Kloppit.

Villarreali dhe Liverpooli do të ndeshen sonte me fillim nga ora 21:05, në gjysmëfinalen e parë të Europa League.

Klopp nuk ka bilanc aspak pozitiv në ndeshjet të cilat ai i ka zhvilluar në Spanjë, duke mos fituar asnjëherë në gjithsej 5 ndeshje të luajtura.

Klopp është ndeshur 5 herë me ekipet spanjolle në Spanjë dhe ka humbur 2 herë, duke barazuar 3 herë dhe duke mos arritur të marrë asnjë fitore.

Ekipet e Kloppit poashtu kanë pësuar më shumë se sa kanë shënuar (gjithsej 4 gola të shënuara dhe 9 të pësuara). /Gazeta Blic/

(Kosova Sot)

 

klopp1