Sigal Prishtina humbë ndaj KB Bashkimit

  • 28 April 2016 - 21:31
Sigal Prishtina humbë ndaj KB Bashkimit

KB Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të playoffit, duke mposhtur kampionët e Sigal Prishtinës, me rezultat 88:86, për të barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1:1.

Ndeshja në Prizren ishte një dramë e vërtetë, shumë e barabartë dhe e cila u vendos vetëm pas vazhdimeve dy herë pesë minutave.

Të dy skuadrat në çereke të caktuara kishin momentet e tyre të mira, duke pasur shumë përmbysje gjatë gjithë ndeshje.

Ndeshja e tretë luhet në Prishtinë në ‘Pallatin e Rinisë’

(Kosova Sot)