Vendoset flamurmbajtësi shqiptar në Olimpiadën e Rios

  • 28 April 2016 - 22:25
Vendoset flamurmbajtësi shqiptar në Olimpiadën e Rios

Luiza Gega do të mbajë flamurin kombëtar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Rio de Zhaniero që do të zhvillohen më 5-21 gusht.

Ky është një prej vendimeve të marra nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e sotme.

Sipas KOKSH-it, Gega është sportistja që ka shënuar rezultatet më të larta në sportin shqiptar.

Shqipëria në Olimpiadën e kësaj vere do të ketë pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm katër sportistë, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2000 në Lojërat Olimpike të Sidneit në Australi.

(Kosova  Sot)