Mjeku italian: Ju tregoj dietën sekrete të Lionel Messit…(Video)

  • 28 April 2016 - 23:04
Mjeku italian: Ju tregoj dietën sekrete të Lionel Messit…(Video)

“Ujë, vaj i mirë ulliri, drithëra, fruta të freskëta dhe perime biologjike  që nuk janë të prekura nga pesticidet sepse dëmtojnë trupin. Arrat dhe farat janë shumë të mira”. Kjo është dieta e Leo Messi-t, e zbuluar nga mjeku i tij i besuar, italiani Giuliano Poser. Tashmë janë të famshme udhëtimet e befasishme të yllit të Barcelona-s në Sacile, Friuli, për t’u takuar me mjekun e sportit ekspert në kineziologji. “Konsiston në një studim të forcës së muskujve të atletit dhe nga rezultatet e këtij studimi përcaktohet edhe trajtimi, që është specifik për çdo njeri, edhe pse baza është gjithmonë një dietë e mirë”, ka shpjeguar doktor Poser për katalanasit e “Mundo Deportivo”.

Dhe duke u kthyer te mënyra e të ushqyerit e kampionit argjentinas, Poser ka shpjeguar se ushqimi i ndaluar “është sheqeri. Është armiku numër një i muskujve. Edhe mielli i përpunuar është një problem i madh sepse sot është e pothuajse e pamundur të gjesh një kokërr gruri të shëndetshme”. Për Messi-n mjeku italian ka parashikuar edhe një konsumim të reduktuar të kripërave “sepse janë të domosdoshme për muskujt dhe trupin”. Leo konsumon mish “në masën e duhur, më pak nga sa konsumojnë në përgjithësi argjentinasit dhe uruguajanët sepse është e vështirë të tretet nga organizmi”.

Por vetëm dieta nuk mjafton dhe për këtë arsye mjeku friulan ka shpjeguar se për të kuruar sëmundje apo dëmtime përdoren “disa mjekime natyrale, pak homeopati ose kineziologji. Por gjëja e rëndësishme është të gjendet shkaku i shqetësimit. Nëse dhimbja ndihet në një pjesë të veçantë të trupit, nuk duhet larguar me ilaçe. Është shumë e rëndësishme të kesh gjithmonë energji pozitive”, ka përfunduar mjeku.

(Kosova Sot)