Juventus kërkon të blindojë Pogba

  • 30 April 2016 - 15:14
Juventus kërkon të blindojë Pogba

Brenda 20 ditëve Juventusi do të vendosë për qëndrimin ose jo të Paul Pogba. Për sa i përket kësaj çështjeje, mesfushori i badhezinjve u përgjigj se është nën kontratë me kampionët e Italisë dhe se për të ardhmen e tij duhen pyetur drejtusit e klubit. Përgjigjja e francezit lë në pikëpyetje të ardhmen e tij teJuventusi. 

Situata bëhet disi më e komplikuar prej ofertave në adresë të 23-vjeçarit. Klube si Manchester United, PSG, Barcelona, Reali i Madridit e gjigandë të tjerë të futbollit europian janë të gatshme t’i ofrojnë Pogbas deri në 10 milionë Euro rrogë në sezon.

Pritet që të hënën të zhvillohet një takim mes Pogba dhe Marotas, ku do të diskutohet rreth rinovimit të kontratës. Shifrat janë të rëndësishme: pagë 6,5 milionë euro në sezon, të cilës i shtohen edhe bonuse për paraqitjet dhe rezultatet. Kjo është oferta që drejtuesit bardhezi do t’i paraqesin francezit.

(Kosova Sot)