Pirlo dhe David Vija befasojnë njujorkezët (Video)

  • 01 May 2016 - 15:11
Pirlo dhe David Vija befasojnë njujorkezët (Video)

Andrea Pirlo dhe David Vija kanë dhuruar momente spektakolare në fitoren 3-2 të Nju Jork Sitit ndaj Vankuver Uaitkaps.

Ish-lojtari i Juventusit ekzekutoi mjeshtërisht një goditje nga këndi që u shfrytëzua më së miri nga Vija, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një gjuajtje akrobatike.

Megjithëse tashmë në një moshë të madhe, 36-vjeçari italian dhe 34-vjeçari spanjoll tregojnë se klasi i tyre nuk është venitur.

(Kosova Sot)