Xhaka e Shaqiri te Kosova, këto janë përgjigjet nga FIFA e UEFA (Foto)

  • 01 May 2016 - 16:28
Xhaka e Shaqiri te Kosova, këto janë përgjigjet nga FIFA e UEFA (Foto)

Më 3 maj Kosova mund të bëhet anëtari më i ri i UEFA’s, kurse më 13 maj edhe i FIFA’s, dy shtëpitë më të rëndësishme të futbollit

Por, pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka zgjuar polemika të shumta për fatin e futbollistëve kosovarë që mbrojnë ngjyrat e shteteve të tjera, përfshirë këtu dy nga yjet më të mëdha të futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri e Granit e Xhaka, të cilët luajnë për Zvicrën.

Fakti se ata dhe shokët e tyre mund të largohen nga kombëtarja e Zvicrës dhe të zgjedhin Kosovën, ka bërë që mediat zvicerane të shkruajnë për skenaret e ndryshme dhe nëse ata kanë të drejtë apo jo të zgjedhin Kosovën kur të pranohet.

Blick ka folur me përfaqësues të rëndësishëm, të cilët i ka pyetur për këto gjëra shumë të rëndësishme, duke filluar nga UEFA.

“Për këtë pyetje ju lutem kontaktoni me FIFA-n”, është përgjigjur UEFA.

Kurse në këtë pyetje FIFA ka thënë se, “kur UEFA të merr një vendim, organet përkatëse të FIFA-s për hapat e ardhshëm në këtë çështje do të diskutojnë më pas”. Ndërsa më tutje është përgjigjur se, “ju lutem të na kuptoni se nuk mund t’iu përgjigjemi në skenare hipotetike”.

(Kosova Sot)