Fitore me goleadë për Ajax dhe PSV

  • 01 May 2016 - 17:55
Fitore me goleadë për Ajax dhe PSV

Eredivizie ruan statuskuonë edhe pas javës së 33-të. Ajaksi i Amsterdamit dhe PSV Eindhoveni i fituan me goalada ndeshjet respektive, mëgjithatë “harkëtarët” mbeten në krye falë golaverazhit më të mirë se fomarcioni i Philip Cocu.

Në “Amsterdam Arena” Ajaki fitoi thellë 4-0 ndaj Twentes, ku 3 nga katër golat e vendasve u shënuan në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt.

Duhej të kalonin 36 minuta lojë që Cerny të prishte bardhësinë e shifrave. Në të 80-ën Ajaksi dyfishoi me Van der Hoorn, ndërsa dy minuta më vonë Fischer realizoi të tretin. 4 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Younes, vulosi shifrat në 4-0.

Nqë Philips Stadion Eindhoveni tentoi një fitore të thellë ndaj Camburrit tashmë të rënë nga kategria, për të ngushtuar hendekun e golaverazhit me Ajaksin. Në fakt formacioni i Cocu ia doli të shënonte 6 gola, por u ndëshkua dy herë nga kundërshtari.

Pjesa e parë u mbyll me  shifrat 3-2. Për PSV-në shënuan Van Ginkel, de Jong dhe Pereiro, ndërsa për  Camburi gjetën rrugën e rrjetës ,e Macintosh dhe Byrne. Në fraksionin e dytë të besuarit e Cocu realizuan edhe tre gola të tjerë me Maher, Willems dhe Ginkel.

Në javën e fundit vetëm një kombinim i cmendur rezulatesh mund t’ia heqë titullin kampion Ajaksit, që luan në fushën e De Grafchaap, ndërsa PSV ka një transfertë më të vështirë me Zwollen.

(Kosova Sot)