Ronaldo dëshiron që Zidane të qëndrojë

  • 01 May 2016 - 22:16
Ronaldo dëshiron që Zidane të qëndrojë

Cristiano Ronaldo dëshiron që Zinedine Zidane të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ pavarësisht asaj që mund të ndodh në fund të këtij edicioni

Ish reprezentuesi i Francës, Zinedine Zidane, zëvendësoi Rafa Benitezin në fillim të këtij viti, duke ringjallur Real Madridin, të cilët po luftojnë për titullin e La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

Raportohet se Zidane mund të largohet gjatë verës, nëse ‘Los Blancos’ përfundojnë sezonin pa asnjë trofe. Por, kështu nuk mendon ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili ka thënë se Zidane ka ndryshuar për të mirë Realin dhe se duan të vazhdojnë të punojnë me të edhe sezonin tjetër.

“Mendoj se ndihemi më të vlefshëm me Zidanin. Ne e ndjejmë mbështetjen e tij. Çdo trajner ka filozofin e tij, por jemi adaptuar shumë shpejt me të dhe jam i lumtur për Zidanin”, ka thënë Ronaldo.

“E admiroja si lojtar dhe tani edhe si trajner për mënyrën se si e menaxhon skuadrën dhe sillet me lojtarët. Unë do të dëshiroja që Zidane të vazhdojë me Real Madridin”, shtoi portugezi.

(Kosova Sot)