Prishtina vazhdon me fitore, dëshpëron liderin

  • 02 May 2016 - 08:27
Prishtina vazhdon me fitore, dëshpëron liderin

Kampioni dhe lideri i tabelës gjunjëzohet në Mitrovicë.
"Dua t'i përgëzoj lojtarët për angazhimin që bënë në fushë, e ku si rezultat i tij shënuam edhe tre gola. Ajo që më shqetëson është se pas këtij rezultati u vetëkënaqëm, dhe kjo për pak na ndëshkoi", ka thënë trajneri i Prishtinës, Fadil Berisha

Prishtina ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme drejt sigurimit të një pozite në tabelë, e cila i sjell gjumë të rehatshëm për ndeshjet e radhës. Këtë herë bardhekaltrit e kanë mposhtur rivalin direkt në luftë për barazh, Dritën, me rezultat 3:2, në një ndeshje, e cila dukej se do të jetë shumë e lehtë për vendasit pas rezultatit 3:0, por ja që fundi atë e përcolli me shumë tension dhe vetëm fati e ka shpëtuar Prishtinën, që mos të dështojë në këtë takim. Sido që të jetë, rivaliteti ndërmjet futbollistëve në fushë ishte jashtëzakonisht i mirë, sikurse që ishte edhe ai në tribuna, ku dy tifozëritë, "Plisat" e Prishtinës dhe "Intelektualët" e Dritës, në mënyrën më të mirë të mundshme i kanë mbështetur futbollistët në fushë, duke krijuar një atmosferë vërtet sportive. "Dua t'i përgëzoj lojtarët për angazhimin që bënë në fushë, e ku si rezultat i saj shënuam edhe tri gola. Ajo që më shqetëson është se pas këtij rezultati u vetëkënaqëm dhe kjo bëri që të pësojmë dy gola, të cilët na vështirësuan punët. Lufta vazhdon për ekzistencë deri në fund të kampionatit", ka thënë trajneri i Prishtinës, Fadil Berisha. Në takimet e tjera të ditës së djeshme, lideri i tabelës, Feronikeli është tronditur në Mitrovicë, ku ka pësuar humbje nga Trepça'89, me rezultat 3:1. Këtë javë me humbje e ka mbyllur edhe rivali tjetër për titull, Hajvalia, e cila pësoi nga Istogu.

Spektakël në kryeqytet Rëndësia tejet e madhe e pikëve ka bërë që përballja ndërmjet Prishtinës e Dritës të cilësohet si njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 28-të. Të dy skuadrat përveçqë janë në një situatë aspak të mirë në tabelë, gjithsesi në ndeshjet e fundit kanë treguar formë të mirë, dhe kjo ishte arsyeja që ballafaqimi i tyre të pritet të sjellë spektakël, gjë e cila edhe ndodhi. Vendasit e nisën më mirë takimin, duke dominuar në fushë, derisa edhe rastet ishin në anën e tyre. Më aktivë në këtë periudhë ishin Labinot e Petrit Osmani, nga të cilët edhe u krijuan rasatet më të shpeshta. Dhe, pas një trysnie të vazhdueshme rezultati është zhbllokuar në minutën e 35-të, kur Labinot Osmani pas një topi të kthyer nga Liridon Kukaj nga afërsia arrin të shënojë gol 1:0. Me ketë rezulta  edhe është mbyllur pjesa e parë..(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)