Mediat botërore flasin për pranimin e Kosovës në UEFA

  • 03 May 2016 - 09:52
Mediat botërore flasin për pranimin e Kosovës në UEFA

Në Zvicër është më mirë,” shkruan një koment i gazetës blick.ch, ndërsa shumë të tjera tregojnë rëndësinë e ditës së sotme pas një odiseje padrejtësish të mos pranimit të Kosovës në UEFA, duke treguar gjithçka përveç vlerat e sportit.

“Sot bëhet e qartë nëse Kosova do anëtarësohet në UEFA, ndërsa në 13 maj vendim i ngjashëm pritet të ndodhë edhe në FIFA ku do fillonte automatikisht kualifikimet për në Rusi 2016,” shkruan në fillim media zvicerane bluewin.ch. “Nëse Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Tarashaj do vendosnin të përfaqësonin ngjyrat e Kosovës, atëherë do kishte skenarë të zymta për Zvicrën në France 2016.” Gazeta citon edhe shprehjen e Fadil Vokrrit, sipas së cilit, “ne shpresojmë, që të shkruajmë historinë.”

Redaktori i Blick am Abend, Manuel Stocker e titullon shkrimin, “të dashur shqiptaro-zviceranë, pse duhet të qëndroni në Zvicër,” ndërsa më pas përmend argumentet se pse transferimi në Kosovë do ishte gabim.

“Infrastruktura më e mirë zvicerane karshi asaj të Kosovës, ku stadioni i Baselit, St. Jakob-Park do presë edhe finalistët e UEFA Europa Ligës. E dyta, funkcionimi i shkollimit në Zvicër që nuk orientohet mbi bazat e origjinës. Atdheun tuaj të dytë mos e leni në baltë. E treta, Jeta e Përditshme në Zvicër është shumë më e mirë, kujtoni momentet kur Xherdan Shaqiri luan rolin e plakut profesionist. E katërta, publiciteti i lojtarëve si ajo me VW. E pesta, fansat e Zvicrës. E gjashta suksesi i kombëtares zvicerane është premtues dhe këtë e tregon Kampionati i Brazilit, ndërsa Kosova duhet fillimisht të krijojë strategjinë. E shtata dhe e fundit, puna e përbashkët dhe mos cënoni multikulturalitetin e klubit.”

Prestigjiozja gjermane Die Welt,, duke treguar dëshirën e Albert Bunjakut për transferimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në kombëtaren shqiptare dhe rezymenë e konfliktit mes Federatës serbe dhe asaj të Kosovës, vijon se “anëtarësimi i Kosovës në UEFA prek ndjeshëm edhe vendet skandinave, Gjermaninë dhe Zvicrën që do ua merrte shumë talente.” Si shembull merr lojtarin e Frankfurtit, Fanol Perdedaj.

Kryeziu e pret me padurim lajmin e madh për Kosovën

Shkrim i gjatë vjen edhe matan Atlantikut nga e përditshmja amerikane Nytimes.com. Duke bërë rezymet të njohjes së Kosovës dhe pranimit në Komitetin Olimpik, tregon se “Vendi i vogël ballkanik sëbashku me Gjibraltarin së shpejti mund te jënë pjesë e grupeve kualifikuese të Rusia 2016.” Gjithashtu edhe media tajlandeze bangkokpost.com, ka shkruar për Kosovën, por është ndalur edhe te debati mes Norvegjisë dhe Francës për pranimin ose jo të anëtareve femra në jurinë e UEFAs.

Në fund ish futbollisti zviceran me origjinë turke, Kubilay Türkyilmaz, që tani shkruan edhe artikuj sportivë për të përditshmen zvicerane blick.ch; u ka bërë thirrje Xhakës dhe Shaqirit që ashtu si Behrami të pozicionohen qartazi për kombëtaren që do përfaqësojnë dhe atë përpara Euro 2016. Kubilay mbi të gjitha ka ftuar të ndjekin shembullin e tij që në vend të Turqisë, vendit të origjinës zgjodhi Zvicrën. Në fundi ai sikur nënvlerëson Xhakën dhe Shaqirin, duke thënë se “përveç Messit, Ronaldos dhe Ibrahimoviçit, askush nuk është i pazëvendësueshëm.”

Shkrim për anëtarësimin e Kosovës në UEFA ka bërë edhe europeonline-magazine.eu, rferl.org dhe shumë të tjera.

(Kosova Sot)