Bunjaki flet rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA

  • 03 May 2016 - 09:54
Bunjaki flet rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA

Kosova sot pret anëtarësimin në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA).

Me këtë rast, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka folur rreth pranimit të futbollit kosovar në UEFA.

Ai për Telegrafin ka zgjedhur një citat të ish-presidentit të Afrikës së Jugut dhe fituesit të çmimit “Nobel për Paqe”, Nelson Mandelës, duke thënë ndër të tjerash se sporti ka fuqi të ndryshojë botën.

“Sporti ka fuqi te ndryshoje botën, ka fuqi të jep inspirim. Sporti ka fuqi të bashkojë popullin në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet. Sporti mund zgjon shpresë aty ku më parë kishte vetëm dëshpërim”, ka thënë Albert Bunjaki.

(Kosova Sot)