Infantino jep një lajm të madh: Kosova, në agjendën e FIFA-s

  • 03 May 2016 - 10:16
Infantino jep një lajm të madh: Kosova, në agjendën e FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në Kongresin e 40-të të UEFA-s që po mbahet në Budapest ka dhënë lajmin e madh për Kosovën. Ai gjatë fjalës së tij, ka thënë se Kosova është pjesë e agjendës së FIFA.

Infantino beson se Kosova së pari do të pranohet në UEFA, para hapit të radhës për pranimin në FIFA.

"Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.

(Kosova Sot)