Victor Valdes drejt rikthimit në Spanjë

  • 04 May 2016 - 18:56
Victor Valdes drejt rikthimit në Spanjë

E ardhmja e Victor Valdes mund të jetë në Barcelonë, por jo në skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique. Këtë herë 34-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e Espanyol. “Mundo Deportivo” shkruan se portieri mund të transferohet te ekipi i Constantin Galca gjatë merkatos së verës.

Gjatë këtij sezoni Valdes është aktivizuar i huazuar te Standard Liegi në Belgjikë dhe rikthimi te Man. United nuk është më në axhendën e tij edhe pse kontrata me “Djajte e kuq” i skadon në dhjetor.

(Kosova Sot)