Suedia udhëton me transportues mobiliesh në Evropian

  • 05 May 2016 - 18:18
Suedia udhëton me transportues mobiliesh në Evropian

Suedia do të udhëtojë me transportues mobiliesh në “Euro 2016”.

Kombëtarja ka menduar të marrë masa të pazakonta për Evropianin e Francës. Skandinavët do të transportojnë krevate të veçantë për në Francë, që Ibrahimoviç me shokë të flenë sa më mirë për të arritur formën optimale.

Zëdhënësi për media i kombëtares suedeze, Lasse Richt, deklaron: “Ndoshta mund të duket i ekzagjeruar fakti që ne do të marrim në Francë krevate specialë, por është një diçka e mirë menduar. Që të paraqitesh sa më mirë në kompeticion, nuk mjafton vetëm të stërvitesh mirë dhe të ushqehesh mirë. Është po aq e rëndësishme të flesh mirë. Ne besojmë madje, se krevatet do të na japin një përparësi psikologjike”, tha ai.

(Kosova Sot)