FIFA habitet me stadiumin e Krujës(Foto)

  • 05 May 2016 - 18:22
FIFA habitet me stadiumin e Krujës(Foto)

Faqja zyrtare e FIFA-s në “Twitter” ka shpërndarë një foto të stadiumit të Krujës në Shqipëri.

Në foto shfaqet një ndeshje e zakonshme e zakonshme e ekipit vendas të Kastriotit, ku në sfond duken ndërtesat mbi kodrinë dhe mali i thepisur.

"Çfarë vendi i pabesueshëm për të luajtur futboll. Stadiumi i Kastriotit në Krujë, Shqipëri”, shkruhet në përshkrim, bashkëngjitur me një fytyrë simbol me sy zemre, çka nënkupton pëlqimin foton.

Ky imazh ka zgjuar interesin e përdoruesve duke marrë komente dhe shpërndarje në rrjetet sociale.

(Kosova Sot)

fifa.