Olic: Guardiola është dështim te Bayern

  • 05 May 2016 - 21:00
Olic: Guardiola është dështim te Bayern

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola është duke u cilësuar si një dështim te kjo skuadër, nga ish-mesfushori Ivica Olic.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas eliminimit të bavarezëve nga Champions League dhe kjo është herë e tretë radhazi që ata dështojnë në gjysmëfinale, shkruan Goal.com.

“Guardiola ka dështuar për tre herë me radhë të eliminohet nga Champions dhe për standardet e Bayern ky është dështim.”

“Ndoshta dikush mund të thotë se ai ka fituar disa tituj me rëndësi, por duke parë listën që ka pas në dispozicion të arriturat e tij do të duhej të ishin të garantuara”, ka thënë Olic, 

(Kosova Sot)