-
Dashi
Nëse para pak kohësh ju ka rënë në mend se duhet të përpiqeni më shumë për ta avancuar karrierën tuaj, atëherë do ta keni më lehtë që t’i pranoni kufizimet e së sotmes. Ekziston mundësia që do të ju duhet të punoni në nivelin më të lartë. Tregohuni të kujdesshëm që të mos e humbni veten gjatë procesit.
-
Demi
Natyra juaj e lehtë do ta ketë vështirë që të përputhet me disponimin e ditës së sotme. Zakonisht kur ndiheni kështu jeni në gjendje që ta gjeni një rrugë deri te vendi i sigurt. Sot ka gjasa që të ju mungojnë manovrimet e tilla. Edhe pse do të përballeni me sfidat pa ndihmën e dikujt tjetër, do t’ia dilni që të keni sukses.
-
Binjakët
Qoftë në punë apo në shtëpi, do ta gjeni veten duke zgjedhur ndërmjet dy opsioneve, të cilat vijnë për shkak të ankthit. Ka gjasa që të vendosni që të merreni me punë. Nëse po, mund të prisni harxhimin e një energjie të madhe. Ka gjasa që edhe të reagoni me indiferencë, ndërsa apatia do të ju kushtojë po aq shumë.
-
Gaforrja
Thuhet shpesh që energjia juaj ushqehet nga emocionet e forta. Situatat që kërkojnë guxim janë burim i shkëlqyeshëm i emocioneve të tilla. Ky është çelësi për të kuptuar ditën në vijim. E vërtetë, mund të prisni disa takime të rëndësishme, por si do të mund t’i tregonit ndryshe aftësitë tuaja?
-
Luani
Do të ju duhet që të mbështeteni në aftësitë tuaja analitike dhe në vetëkontrollin për të lundruar në detin me stuhi për ta gjetur veten. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta shmangur stresin. Gjëja më e keqe që ju pret në karrierë ose në studim do të ishte dyshimi në aftësitë tuaja. Kjo është një mundësi për ta vlerësuar vetëbesimin.
-
Virgjëresha
Konfigurimi astral tregon që ka gjasa që të interesoheni për ndonjë trajnim. Vlerësojeni ku gjendeni në jetën profesionale. A jeni të gatshëm që t’i bindni njerëzit me përvojën tuaj? Mos mendoni se keni nevojë që të dini më shumë për të dhënë mësim. Në fakt, shpesh duke e dhënë mësim edhe vetë mësuesi e mëson temën.
-
Peshorja
Keni ndonjë vizatim në sirtar? Që nga muaji i shkuar, keni menduar për aftësinë tuaj kreative. Keni shprehinë e kthimit të shpinës ndaj aftësive që keni, qoftë në vizatim, fotografi ose shkrim, por ato megjithatë gjenden brenda jush. Njerëzit do të presin më shumë nga ju. Krejt çfarë duhet të bëni është që ta merrni brushën ose lapsin.
-
Akrepi
Një përpjekje e fundit e planifikuar dhe do të jeni në gjendje që ta gjeni rrënjën e një problemi që ju ka munduar tashmë për një kohë. Përgjigjja ndaj pyetjes që ka të bëjë me identitetin tuaj nuk mund të gjendet krejtësisht në historinë e familjes. Jeni një pjesë e një gjenerate, si dhe e një familjeje. Të dyja ndikojnë në reagimet tuaja.
-
Shigjetari
Keni kaluar shumë kohë duke zgjidhur probleme. Duke pasur parasysh që ky projekt ka zgjatur disa vjet, duket sikur keni kryer punë të hollësishme. Më në fund, duket sikur i keni rregulluar të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me karmën tuaj. Sot do të jetë një ditë e madhe, do të jeni në gjendje ta lini prapa një pjesë problematike të fëmijërisë.
-
Bricjapi
Nganjëherë ju duhet që të ktheheni në pikënisje nëse doni që ta përmirësoni situatën. Kjo mund të ju duket poshtëruese, por nëse qëllimi është që të arrihet një themel i fortë mbi të cilin dëshironi të ndërtoni, atëherë ia vlen një gjë e tillë. Harrojeni të kaluarën tuaj profesionale.
-
Ujori
Do të vijë momenti kur më nuk do të mund ta luftoni transformimin aktual nëpër të cilin jeni duke kaluar në jetën tuaj profesionale. Sistemi në të cilin jetoni së shpejti do të ju vendosë në një qorrsokak, por kjo nuk do të thotë se do të jetë një gjë e pakëndshme. Do të ju duhet që të ndryshoni, deshët apo nuk deshët.
-
Peshqit
Nuk do të lejoni që të devijoheni nga gjërat e vogla. Me çështjet do të merreni në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ka gjasa që nuk i keni vlerësuar kushtet tuaja të punës dhe në vend të kësaj do të përqendroheni në qëllimin tuaj personal. Kur e caktoni një qëllim, ju jeni forca që duhet të merret me të.

ad_d.jpg)
