Rrezikon jetën duke u hedhur nga kati i 4 i hotelit në pishinë (Video)

  • 23 May 2016 - 15:52
Rrezikon jetën duke u hedhur nga kati i 4 i hotelit në pishinë (Video)

Ky është momenti kur një 25-vjeçar rrezikon jetën e tij, teksa hidhet nga kati i katërt i një hoteli në pishinë. Daredevil Robbie Favre, hidhet nga kati i fundit i ndërtesës në Tampa, Florida. Fatmirësisht ai ka përfunduar në pishinë dhe nuk ka marrë lëndime.

“Është diçka që e bëj për argëtim. Çelësi i suksesit është që të mos kesh frikë. Është një ndjenjë e bukur dhe e “çmendur””, është shprehur 25-vjeçari.

“E di se po rrezikoj shumë, pasi nëse diçka shkon keq do të thotë se mund të vritem. Por nuk ka problem, dua thjesht ta kaloj bukur. Nëse dua të bëj diçka që më pëlqen, e bëj pavarësisht vështirësive”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)