Momenti kur treni i ‘mbërthen’ këmbën udhëtares në metro (Video)

  • 26 May 2016 - 17:48
Momenti kur treni i ‘mbërthen’ këmbën udhëtares në metro (Video)

Një udhëtareje i ka ngecur këmba mes trenit dhe platformës së metrosë në Londër, për rreth 45 minuta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:20 të kësaj të enjteje, në orën e pikut të trafikut, shkruan sot “Daily Mail”, ndërsa gruaja u evakuua nga stacioni “Canning Town” në kryeqytetin anglez.

“Ishte e tmerrshme”, ka shkruar në “Twitter” Georgia Luise Riley, një nga pasagjerët e mbetur të terrorizuar nga thirrjet e gruas, e cila u lirua më pas falë ndërhyrjes së skuadrave të shpëtimit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar vonesa, dhe qarkullimi mes stacioneve North Greenwich e Stratford, u pezullua gjatë një pjese të mirë të paradites.

(Kosova Sot)