Superargjendari, shikoni si e shpëton fëmijën që po binte me kokë(Video)

  • 29 May 2016 - 16:26
Superargjendari, shikoni si e shpëton fëmijën që po binte me kokë(Video)

Në një dyqan bizhuterisë në Indi, një shitës është treguar i shpejtë dhe ka shpëtuar një fëmijë për të mos rënë me kokë në dysheme.

Djaloshi që qëndronte sipër banakut nga xhami, ka humbur drejtpeshimin dhe është lakuar nga ana tjetër.

Meqenëse nëna tij ka qenë duke shikuar anash, vogëlushi ka mundur të bie dhe të lëndohet keq, transmeton Telegrafi.

Por, argjendari ka vepruar me shpejtësi dhe e ka kapur fëmijën në momentin e fundit.

Shikoni videon e publikuar, kur ai e përkëdhel djaloshin që e shpëtoi nga rrëzimi.

(Kosova Sot)