Nëna e fëmijës që ra në kafazin e gorillës rrezikon burgun (Video)

  • 30 May 2016 - 15:38
Nëna e fëmijës që ra në kafazin e gorillës rrezikon burgun (Video)

Mamaja e fëmijës që u rrëzua në kafazin e gorillës, mund të përballet me probleme ligjore për faktin se nuk është treguar e përgjegjshme për t’u kujdesur për të.

Më shumë se 70,000 persona kanë nënshkruar një peticion dhe kanë nisur një fushatë përmes së cilës kërkojnë nisjen e hetimit të prindërve të fëmijës, i cili u rrëzua 3 metra poshtë.

Kafsha u qëllua për vdekje nga personeli i kopshtit zoologjik për të mbrojtur katërvjeçarin, pasi filloi ta tërhiqte atë përreth. Michelle Gregg, (nëna), po përballet me kritika nga përdoruesit e mediave sociale dhe mbrojtësit për të drejtat e kafshëve, të cilët pretendojnë se gorilla nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri për fëmijën.

Në përgjigje të kritikave në "Facebook", nëna e djaloshit tha se “të tilla aksidente ndodhin”.

“Djali im është i sigurt dhe në gjendje të ecë, pavarësisht tronditjes dhe gërvishtjeve, nuk ka eshtra të thyera apo dëmtime të brendshme. Si shoqëri, ne gjykojmë shpesh se si një prind mund të mos kujdeset për fëmijën e tij. Aksidentet ndodhin, por unë jam mirënjohëse që njerëzit e duhur ishin në vendin e duhur".

Jerry Stones, 74 vjeç, nga Teksasi, që e ka rritur gorillën e quajtur Harambe, e përshkroi atë si një "gjigant të butë".

(Kosova Sot)