“Varka e Dragoit”, thyen rekordin botëror "Guinness"(Video)

  • 30 May 2016 - 15:55
“Varka e Dragoit”, thyen rekordin botëror

Varka e drurit, e cila njihet si "Varka e Dragoit", është e gjatë 77.8 metra.Varka peshon plot 12 ton dhe është e përbërë nga më shumë se 860 lloje të ndryshme druri.

Një total prej 1600 burrash në gjendje të mirë fizike arritën të tërheqin me vështirësi drejt lumit në kontenë e Shibingut, në veriperëndim të Kinës, në provincën Guizhou. Atyre iu desh më shumë se 1 orë duke e tërhequr, një ecje prej afërsisht 1 km rrugë për ta lëshuar më pas varkën në ujë. Kjo varkë pritet të vendosë një rekord të ri në librin e rekordeve botërore Guinness si varka më e madhe prej druri në botë ndaj edhe pritet konfirmimi zyrtar.

Mijëra vizitorë vendas dhe të huaj qëndruan pranë varkës për të parë nga afër këtë event spektakolar.

Për të krijuar këtë varkë të madhe druri, Zhang Xianrenit dhe 8 ndihmësve të tij, iu deshën 2 muaj kohë, vetëm për të ndërtuar e më pas për ta lyer e pikturuar. Ata përdorën 188 pjesë Cunninghamia, pemë klasike kineze, e cila është 15 e lartë dhe 30 cm në diametër. Ata kanë kaluar 1 javë në pyje për të mbledhur drurin e nevojshëm dhe një javë tjetër në përfundim për ti dhënë varkës formën e dëshiruar.

Varka do të jetë pjesë e festivalit të dragoit që starton më 9 qershor këtë vit.

(Kosova Sot)