Shiheni çka ndodhë kur fëmija luan me shkrepsë në veturën e ndalur në pompë benzine (Video)

  • 26 June 2016 - 12:50
Shiheni çka ndodhë kur fëmija luan me shkrepsë në veturën e ndalur në pompë benzine (Video)

Një fëmijë, derisa nëna e tij ndaloi veturën e saj për t’u furnizuar me karburant në Kuala Krai, Malajzi, po qëndronte brenda veturës duke luajtur me një shkrepsë.

Por, siç edhe mund ta shihni nga pamjet në video, derisa ai po luante me shkrepsë, makina shpërthen menjëherë në flakë, duke lënduar dhe vogëlushin.

Falë ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, 7-vjeçari ka shpëtuar për mrekulli, por rreth 15% e trupit dhe fytyrës së vogëlushit është djegur.

(Kosova Sot)