Qesharake: Qeni refuzon të pastrohet (Foto/Video))
Ky qen i fuqishëm i quajtur Doughnut, nuk donte të pastrohej. Kështu që, pronari i tij u detyrua me forcë ta dërgonte tek zorra me ujë.
Bulldogu nuk e priste fare mirë dushin në shtëpinë e tij në Orange Country, California, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përderisa tërhiqej zvarrë nga pronarja deri tek zorra me ujë, mënyra e vetme për t’i ikur dushit ishte të luante si i ngordhur.
Mirëpo prapë se prapë as kjo metodë nuk pati sukses.
(Kosova Sot)