Tigrat masakrojnë dy gra, njëra humb jetën (Video+18)

  • 24 July 2016 - 19:11
Tigrat masakrojnë dy gra, njëra humb jetën (Video+18)

Një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur rëndë nga sulmi i tigrave. Ky incident ka ndodhur në një park me kafshë të egra në Beijing të Kinës.

Mediat vendase kanë publikuar pamjet nga ky incident i rëndë, ku tregojnë momentin kur kafsha e egër sulmon një grua e cila sapo kishte dalë nga makina e saj.

Ndërsa gruaja e dytë u sulmua nga tigri, teksa u përpoq t’i vinte në ndihmë të parës. E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk jepen detaje të tjera.

Mediat vendase shkruajnë se të dyja gratë, viktima të këtij sulmi, i kishin thyer rregullat duke dalë nga makinat e tyre.

Vizitorët në “Badaling Wildlife World “në Beijing lejohen që të vizitojnë këtë park me makinat e tyre, por janë të ndaluar rreptësisht që të dalin nga automjetet e tyre, për shkak se ky vend përbën një rrezikshmëri të lartë.

tigri 2

(Kosova Sot)