‘Fantazma’ rrëzon gjëra nga raftet e dyqanit (Video)

  • 25 September 2016 - 16:14
‘Fantazma’ rrëzon gjëra nga raftet e dyqanit (Video)

Në një dyqan në Barnsley të Anglisë, janë filmuar momentet e rrëzimit të gjësendeve nga raftet, që po dyshohet se janë bërë nga një fantazmë.

Madje, në këtë lokal ku shiten mallra antike, po dyshohet se është futur një ‘poltergeist’, që është krijesë paranormale me aftësi të rrëzojë gjërat.

Në videon e postuar më poshtë, shihet se si lëvizin fletët e një libri, ndërsa shumë gjera bien në dysheme, derisa afër nuk është askush.

Ky fenomen që ka ndodhur në kohë të ndryshme të vitit, është shpjeguar si ‘pushtim’ i dyqanit nga diçka e padukshme.

(Kosova Sot)