Kapet peshku më i frikshëm që keni parë ndonjëherë (Video)

  • 29 September 2016 - 14:47
Kapet peshku më i frikshëm që keni parë ndonjëherë (Video)

Një krijesë e çuditshme e ngjashme me ngjalat është filmuar nga peshkatarët në brigjet e Malajzisë.

Krijesa e frikshme me kokë dhe gojë të madhe që ngjan si krijesat e filmave fantashkencë u gjet në bordin e anijes.

Në video duket momenti kur peshkatari e ngacmon ngjalën e tmerrshme me një shkop ndërsa ajo e fundit hap gojën në shenjë mbrojtjeje.

Video e shpërndarë këtë javë në Reddit është parë nga më shumë se 13 mijë njerëz, ku shumë prej tyre kanë dalë në mbrojtje të krijesës.

(Kosova Sot)