Nuk ka duar, ja si ushqehet vogëlushja (Video)

  • 17 October 2016 - 14:29
Nuk ka duar, ja si ushqehet vogëlushja (Video)

Në këtë video do të shihni se si një vajzë e vogël, e lindur pa duar mëson të hajë me këmbë. Videoja e postuar online tregon Vasilinën duke përdorur gishtat e këmbëve për të kapur pirunin dhe për të çuar ushqimin në gojën e saj.

Ka qenë nëna e vogëlushes, Elmira Knutzen, e cila ka filmuar këtë pjesë. Ajo qesh e gëzuar duke parë arritjen e të bijës së saj.

Që kur është shpërndarë në “Facebook” të mërkurën, kjo video është parë rreth 50 milionë herë, është rishpërndarë më shumë se një milion herë dhe ka marrë 300 000 pëlqime.

(Kosova Sot)