Tronditëse: Nëna monstër i jep 5-vjecarit kanabis (Video)

  • 17 January 2017 - 15:24
Tronditëse: Nëna monstër i jep 5-vjecarit kanabis (Video)

Një grua është arrestuar dhe djali i saj 5-vjeçar është marrë nën kujdestari pasi ajo filmoi veten duke i dhënë kanabis djalit të saj.

Në videon shokuese gruaja mban cigaren e dredhur në gojën e djalit dhe ai shihet duke e tymosur.

Besohet se ka qenë vetë ajo që e ka shpërndarë videon në internet, por sigurisht që nuk i mendoi pasojat.

Shërbimet sociale dhe policia shkuan në shtëpinë e saj në Bahia Blanca, Argjentinë dhe e morën djalin nën kujdestari, ndërsa gruaja u arrestua.

(Kosova Sot)