Kjo performancë e policëve në ashensor po e çmend internetin (Video)

  • 22 January 2017 - 12:14
Kjo performancë e policëve në ashensor po e çmend internetin (Video)

Shtatë oficerë policie në Zelandën e Re kanë shfrytëzuar hapësirën e një ashensori për të shpalosur talentin e tyre muzikor.

Në videon e mëposhtme do të shikoni se si fillimisht në ashensor hipin dy oficerë të cilët nisin të bëjnë muzikë duke përplasur duart apo duke i rënë ashensorit.

Më pas në ashensor hipin edhe oficerët e tjerë dhe të gjithë së bashku krijojnë një bandë muzikore që s’ka nevojë për instrumenta të mirëfilltë. Mjafton të ndjekësh ritmin.

Video e tyre ka tërhequr shumë vëmendje dhe po bën xhiro në internet.

(Kosova Sot)