Ky burrë përballet me burg sepse kishte gëlltitur një peshk të gjallë (Video)

  • 22 January 2017 - 14:33
Ky burrë përballet me burg sepse kishte gëlltitur një peshk të gjallë (Video)

Një burrë i cili ishte filmuar duke e gëlltitur një peshk të kuq gjatë një sfide të pijes, tash përballet me burg.

Daniel Challis, 24-vjeçar, nga Anglia, është dënuar për mizori ndaj kafshës pasi që e kishte gëlltitur një peshk gjatë një sfide të pijës.

Shoku i tij, Cheryl Stevens, e kishte xhiruar sfidën dhe e kishte postuar në rrjetin social “Facebook”, i cili ishte parë nga Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA).

Të dytë janë akuzuar se e kanë bërë kafshën të vuajë pa nevojë dhe se kanë dështuar në detyrën e vet për t’u kujdesur.

Por, ata i kanë mohuar akuzat, duke insistuar se kishin menduar se peshku ishte i ngordhur.

Por, Kevin Withey, avokat për RSPCA, ka thënë se në video ishte parë qartë se peshku ishte i gjallë.

Ata janë shpallur fajtor për mizori, por janë liruar nga akuzat se kanë dështuar në detyrën e tyre për ta mbrojtur peshkun.

Ata mund të dënohen deri në tri vite burg nëse gjykata në Plymouth i shpall fajtor më 3 shkurt.

(Kosova Sot)