U njohën në Facebook dhe biseduan për 3 vite pa u parë, ky është momenti kur u takuan live (Video)

  • 16 April 2017 - 14:25
U njohën në Facebook dhe biseduan për 3 vite pa u parë, ky është momenti kur u takuan live (Video)

Një çift të rinjsh rreth të njëzetave, krijuan një skenë romantike në aeroportin e SHBA.

Ata kanë biseduar në rrjetet sociale për më shumë se 3 vite, por nuk ishin takuar kurrë fizikisht.

“Lidhja” e tyre virtuale u kthye në një ngjarje prekëse për ata që filmuan gjithçka.

Danielle vrapon me të shpejtë drejt Phill i cili hapi krahët përzemërsisht. Në video mund të dëgjohet pak nga biseda dhe vajza i thotë se ishte më i gjatë seç e kishte imagjinuar ajo.

Pasi videoja u bë hit në rrjetet sociale, shumë prej komentuesve e kritikonin lidhjen ndërkohë të tjerë shprehnin habinë e tyre se si mund të kishin pritur aq gjatë për t’u parë.

Çifti i ri kishin biseduar për vite të të tëra në Skype dhe ishin njohur nëpërmjet një ftese Facebook-u. Ata shprehen se lidhja e tyre është kaq e fortë sepse tashmë e njohin mirë njëri-tjetrin.

 

(Kosova Sot)