Trump ia realizon ëndrrën një fëmije dhe pastaj e "shkatërron" atë (Video)

  • 18 April 2017 - 11:05
Trump ia realizon ëndrrën një fëmije dhe pastaj e

Kjo ishte hera e parë në Shtëpinë e Bardhë për Festën e Pashkëve e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe siç duket ai është duke u kënaqur.

Sipas një videoje e cila është shpërndarë nga “Politicio”, një fëmijë me shumë gëzim e pyet Presidentin se a mundet të ja nënshkruajë një kapuç në të cilin shkruhet motoja e fushatës zgjedhore të Trump-it, “Make America great Again”.

Trumpi afrohet dhe e nënshkruan kapuçin dhe e hedh atë në ajër?! Fëmija fillon të bërtasë duke thënë “Jo”!. Dhe pastaj Trump-i buzëqesh dhe e bën prapë të njëjtin gjest! 

(Kosova Sot)

A kid asks Trump to sign his hat at the White House Easter Egg Roll. The president signs ... and then tosses the hat into the crowd.