E tmerrshme: Ja si i keqtrajton fëmijët punëtorja e kopshtit (Foto/Video)

  • 18 April 2017 - 18:56
E tmerrshme: Ja si i keqtrajton fëmijët punëtorja e kopshtit (Foto/Video)

Një video është shpërndarë në internet kur një punëtore e çerdhes ka përplasur për tokë një foshnjë 18-muajshe.

Image

Jazmine Torres, 22-vjeçare ishte filmuar nga kamerat e sigurimit të kopshtit të fëmijëve në Plano të Teksasit, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Image

Ajo teksa rehatonte fëmijët për të bërë gjumë sillej shumë keq me ta. Në videon e kapur, punëtorja kap njërin fëmijë dhe e hedh në dyshek, pastaj të njëjtin veprim e bënë edhe me fëmijën tjetër. 

Nëna e djalit Caitlin Gimore gjatë pushimit të drekës kishte vendosur ta shikonte përmes telefonit kamerat e çerdhes për të parë se si po kalonte djali i saj, mirëpo tronditet kur i sheh këto pamje.

Image

Tani edukatorja po përballet me akuzën e rrezikimit e jetëve të fëmijëve .

Fatmirësisht fëmija nuk kishte përjetuar lëndime. Kjo  video ishte shpërndarë në Facebook dhe ishte klikuar më shumë se 800.000 herë që nga momenti kur është hedhur në internet.