Ja kaosi i ndërtimeve që dikur e kritikonte Shpend Ahmeti! (Video/Foto)

  • 17 May 2017 - 10:15
Ja kaosi i ndërtimeve që dikur e kritikonte Shpend Ahmeti! (Video/Foto)

Ky kaos ndërtimesh shihet në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe kreu i komunës, Shpend Ahmeti vetëm po e vazhdon atë që e nisi ish-qeverisja në Prishtinë, megjithëse kishte ardhur me premtimet se do të vendoste rregull në çështjen e ndërtimeve.

Ekspertët e gjeoteknikës dhe të urbanistikës me kohë kishin tërhequr vëretjet se në këtë pjesë nuk do të duhej të lejoheshin ndërtimet për shkak se kjo lagje kishte mbushje dheu dhe nuk është fare rezistente ndaj termeteve edhe më të vogla. Por ky fakt nuk e ka penguar qeverisjen e Shpend Ahmetit për të vazhduar me kaosin e ndërtimeve në këtë pjesë.

(Kosova Sot)

ImageImageImage