Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski” e Lushtaku e quan “qen” (Video)

  • 22 May 2017 - 10:26
Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski” e Lushtaku e quan “qen” (Video)

Për ish-kryeministrin Hashim Thaçi,aktualisht President, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi quhet “Jakupovski”. Për Sami Lushtakun është qen, e për Vlora Çitakun paraqet problem të madh. 

Këto cilësime i kanë bërë zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, sekretarit të partisë së tyre, Jakup Krasniqi.

Pesë audio incizime të dërguara në adresë të mediave në vitin 2012 dhe të postuara edhe në faqen e internetit YouTube shpalosin “stilin” e komunikimit në telefon të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Vlora Çitakut e Sami Lushtakut.

Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Adem Grabovci është më i përgjuari, i cili del të jetë fajtor koordinues i proceseve në Kosovë dhe koordinues kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj. Ndonëse Limaj nuk përmendet me emër, ai është subjekt i bisedave telefonike.Të gjithë të apostrofuarit tanimë janë në koalicion parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

(Kosova Sot)