Peshkatari zë një peshk me madhësinë e një...(Video)

  • 23 May 2017 - 13:31
Peshkatari zë një peshk me madhësinë e një...(Video)

Një peshk i rrallë me madhësinë e një rrote traktori është kapur në bregdetin e Kaliforninës nga një peshkatar. Peshku peshonte 90 pund apo 41 kilogramë. Ky lloj i peshkut është vështirë të kapet meqë jeton në ujërat e thella deri në 400 metra thellësi.

Gjiganti i bardhë u kap nga peshkatari Shaën Steëard, nga Oxnard, Kaliforni, në ishujt Channel javën e kaluar.

Videoja e tregon peshkatarin derisa ai ngadalë i pren gojën e hapur peshkut, lloji i të cilit është i vetmi (që dihet) që e ka gjakun e nxehtë njëjtë si gjitarët dhe zogjtë. Hulumtuesit thonë së krijesat banore të ujërave të thella e qarkullojnë gjakun e nxehtë nëpër tërë trupin e tyre duke i bërë ata grabitqar energjik në thellësinë e ujërave të ftohëta. Tuna dhe peshkaqenët mund t’i ngrohin regjione specifike të trupit të tyre si psh muskujt për notim, zemrën, sytë etj.,  por iu duhet që kohë pas kohe të kthehen në sipërfaqe të ujit për t’i ngrohur ato.